Shiroka po i nënshtrohet një transformimi të rëndësishëm. Bashkia e Shkodrës ka nisur punimet për rikonstruksionin e korsisë së biçikletave, duke u fokusuar tek zëvëndësimi i pllakave të dëmtuara dhe përmirësimi i infrastrukturës për qytetarët. Kjo nismë ka hasur reagime pozitive nga qytetarët të cilët thonë se ky investim ishte i domosdoshëm.

Shiroka është një nga destinacionet më të frekuentuara nga qytetarët dhe turistët. Ndaj kjo ndërhyrje synon të rrisë sigurinë dhe komoditetin e përdoruesve të biçikletave të cilët zgjedhin të vizitojnë Shirokën.