Pas tre orë debatesh e diskutimesh, me 28 vota pro dhe 3 abstenime, Asambleja e Klubit të Futbollit Vllaznia ka miratuar buxheti e këtij klubi për vitin 2020.
Njëkohësisht janë miratuar edhe pasyrat financiare të vitit 2018 ndërkohë që është shtyrë për mbledhjen e ardhshme miratimi I projekt- vendimit për thjeshtim të kapitalit të kësaj shoqërie aksionere. Ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se me vendimet e sotme, problemet financiare të Vllaznisë do të marrin zgjidhje.
Ky është lajmi më I mirë për administratorin e klubit Suad Lici I cili u shpreh se rëndësia ka që klubi tëq vijojë normalisht punën.
Nga ana tjetër, kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër, njëkohësisht edhe drejtuesja e Asamblesë së klubit, Brisela Kadija u shpreh se anëtarët e kësaj Asambleje asnjëherë nuk janë bërë pengesë për ecurinë e Vllaznisë dhe kështu do të vijojë të jetë edhe në të ardhmen.
Asambleja ka marrë vendim edhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës duke propozuar madje edhe emrat përkatës, por një vendim I tillë bie në kundërshtim me ligjin për shoqërië aksionere sepse këtë kompetencë e ka kryetari i Bashkisë.