Tv Klan prej kohësh risjell kronika arkivë me momente dhe ngjarje të jetës politike, sociale, sportive.

Kronika e vitit 2000 kur në atë kohë kryeministër Ilir Meta futet në maternitet dhe jep pamjet ekskluzive të bebes, djalit të çiftit Meta, Besarit.

Monika Kryemadhi mami, ka jo pak nga natyra që ka edhe sot. Ajo tregon kush vendosi për emrin dhe bën thirrje që të mos shkojnë për të lindur jashtë Shqipërisë por në Shqipëri.

Edhe pse 20 vjet përpara, ndoshta me shumë më pak teknologji, interesant është fakti se atëherë lajmet i bënin gazetarët dhe jo si tani që politikanët postojnë vetë PR-të e tyre.

Pjesë nga intervista:

Monika: Jemi shumë të lumtur, edhe Bora është shumë e lumtur. Ta shikojmë se si do ta presim pasdite sepse nuk e ka parë akoma, as dy orë nuk ka që ka lindur. Emri i djalit është Besar dhe e zgjodhi babai.

Mendoni se djali juaj do të bëhet kryeministër apo politikan?

Monika: Çdo shqiptar i ka mundësitë për tu bërë kryeministër dhe president kështu që nuk është e thënë. Rëndësi ka të lindësh në Shqipëri.

Sigurisht që keni patur oferta për të shkuar dhe jashtë vendi, pse vendosët të lindni në Shqipëri?

Monika: Sepse ai është një nga ata njerëz që mund të bëhet president apo kryeministër i Shqipërisë në të ardhmen. Megjithatë kushtet këtu janë shumë të mira. Kjo është hera e dytë që para dy viteve kur linda Borën dhe kushtet këtu janë shumë të mira. Është gjynah që shqiptarët harxhojnë para për të lindur jashtë shteti kur këtu kushtet janë shumë të mira. Jo se jam unë Monika por besoj se për të tërë kështu janë.