Ministria e Shëndetësisë sqaroi se në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive

Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19 kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15.500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar

Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.