Urdhri i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu parashikon hapjen e kufijve më datë 1 qershor, ndërsa ndalohet transporti publik, dasmat, ceremonitë mortore, teatrot apo klubet e natës.
Sa i përket atyre që vijnë nga jashtë, tani nuk është më i detyrueshëm karantinimi 14 ditor.
Urdhri parashikon:
1 qershor lejohet lëvizja e lire në të gjithë vendin (me mjete private)
1 qershor hapen kufijtë me të gjitha shtetet
1 qershor hapen parqet e lojërave dhe aktivitete të ngjashme
6 qershor hapen plazhet publike
Nuk lejohet ende:
-Transporti publik; -Dasmat ;-Ceremonite mortore; -Hapja e kinemave
-Hapja e Teatrove; -Hapja e klubeve të natës