Ministri për Rindërtimit dhe situatën e COVID-19 Arben Ahmetaj është shprehur se shpreson se ekonomia e vendit do të arrijë fazën e parakrizës në vitet 2022-2023.

Gjatë një interviste televizive, ministri foli dhe për shtyrjen me tre muaj të kësteve të kredive si dhe ristrukturime të kredive për bankat e nivelit të dytë.

Sa i përket rindërtimit në zonat e goditura nga tërmeti, Ahmetaj tha se të gjitha zonat janë në vëmendjen e qeverisë.

“Ka ka gati 3 javë që diskuton me guvernatorin. Patjetër që kam dijeni kam qenë prezentë në takime. Rregullorja që ka bërë BSH shkon përtej asaj që lexojnë kryeministri dhe guvernatorit. Nëpërmjet rregullores bankat e nivelit të dytë për sektorë si turizmi të bëjnë ristrukturim afatgjatë. Është lehtësim serioz i përbashkët i qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë, pas diskutimit të tyre në detaje kanë arritur në konkluzion. Pas diskutimeve 3 javore në harmoni është rënë dakord të avancojë ky urdhër dhe ky lehtësim për sipërmarrjen. Ne kemi ndjekur dinamikën.

Po ti rikthehemi gjithë daljeve i jemi referuar fjalës do shohim dinamikën, tani jemi tek ringritja, tek plani i ringritjes ekonomike që po harton qeveria. Në 2 muaj plani do fillojë gradualisht të ndahet. Do dojë kohën e vet për tu kalibruar. Do jetë një plan afatmesëm i detajuar për të arritur konvergjencën e parakrizës sa më shpejt të jetë e mundur. Vendet e tjera e kanë parashikuar nga viti 2022. Unë besoj dhe shpresoj që me atë paketë reformash, aksionesh dhe investimesh publike apo private mund të arrijmë konvergjencën para 2022 2023.

Rindërtimi do jetë një furnizim me karburant për ekonominë shqiptare. Rindërtimi do jetë në terren. Është menduar për zonën Sukthit, për Thumanën, Shijakut, Tiranës, Kavajës, Rrogozhinës. Javës që vjen përtej pastrimit të zonave në Shijak do kemi dhe shpërndarjen e grantit. Jemi duke menduar me detaje, gjithë premtimet që ka dhënë km do mbahen në milimetër” deklaroi Ahmetaj /Opinion.al