26 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në orët e fundit në Tiranë. Nga këta persona 20 janë pjesë e QSUT-së, personel mjekësor dhe pacientë, gjendja e të cilëve sipas Ministrisë së Shëndetësisë paraqitet e qendrueshme

Vazhdon të jetë shqetësues numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. MSH raporton se janë zbuluar 26 raste të reja me Covid 19 të gjitha në Tiranë, 20 brenda personelit shëndetësor në shërbimin e mjekësisë interne si edhe pacientë.

Në këtë shërbim,  një ditë më parë u zbulua një vatër e nxehtë e përhapjes së virusit me 13 raste me Covid 19 tek personeli shëndetsor i interneve.Pacienti zero me COVID 19 në këtë shërbim është një infermiere. Ajo u infektua me COVID19 dhe ishte e shtruar prej 4 ditësh në shërbimin infektiv. Deri më tani, MSH ka konfirmuar se janë të prekur me COVID 19 1076 persona në të gjithë vendin, 33 viktima, 823 të shëruar. Lajmi i mirë është se tashmë, rastet e reja me COVID 19 nuk janë me komplikacione, dhe të gjithë janë asimptomatikë.