Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në lidhje me Altin Shtjefnin. Dy ditë pasi postoi foton e Shtjefnit krah ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe shkruante se është një i dënuar për tra..fik dro.gë, Berisha sjell detaje të reja.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se Shtjefni ka lidhje të ngushta edhe me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ndër rreshta, ish kryeministri shprehet se Shtjefni është emëruar nga Ndreu si trajner i një sporti që nuk ekziston, gruan ja ka vënë shefe sportesh ndërsa dajën në një tjetër post.