Pandemia COVID-19 dhe masat e ndërmarra në kuadër të parandalimit të saj kanë penalizuar shumë biznese, veçanërisht sektorin e kafeneve dhe të restorantëve.

Klasa politike ka qenë e unifikuar në vendimet e mbajtuar nga qeveria për masat e ndërmarra, ndërkohë që shumë biznese janë lënë jashtë vëmendjes së qeverisë, dhë forcat politike kanë anashkaluar problemet e vërteta që hasen në terren nga qytetarët.

Në mënyrë ironike një biznes në Tiranë, ka vendosur që të qerasë me birra, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, të cilët janë ulur së bashku.

Të ulur në këtë mënyrë, ‘kokë më kokë’ ato ‘qajnë’ edhe hallet e popullit shqiptarë, ndërkohë që iu bashkohet edhe presidenti Ilir Meta.

Një gjetja ironike kjo e biznesit për të fshikulluar klasën politike dhe vëmendjen e munguar që kanë ndaj ndaj qytetarit dhe biznesit në këtë periudhë.(M.Q/Faxweb.al)