Ilir Meta jo vetëm ka hedhur dyshime për një pakt të fshehtë midis Bashës dhe Ramës, por ai ka shtuar edhe kunjat kundrejt liderit të squllët të opozitës

Këtë të hënë, në emisionin Opinion i pyetur nga Fevziu për ekzistencën e tij, presidenti nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por ai ka shkuar edhe më tej të urojmë që mos jetë marrëveshje për destabilitet. Meta ka bërë një analogji ironike me marrëveshjen e fshehtë të dy viteve më parë, kur tha se në 2017 Basha u fut në çadër kundër Ramës dhe doli prej saj kundër LSI dhe PDIU

Ai mohoi të ketë ndonjë mëri me liderin demokrat por shtoi se njësoj si me Ramën dhe me diplomatët e huaj palë të cilat nuk ka lënë rast pa i anatemuar ai edhe me Bashën, këtej e tutje, do të bëjë vetëm takime zyrtare dhe gjithmonë në prezencë të dëshmitarëve, shtoi presidenti në Opinion.