Bukuroshja shqiptare, Angela Martini i ka dhënë fund spekulimeve se është ndarë nga miliarderi rumun Dragos Savulescu. Ditën e djeshme, ajo publikoi disa Instastory teksa po shëtiste me partnerin dhe dukeshin tepër të lumtur, të kapur për dore

Duke respektuar rregullat për masat ndaj kòronavirusit, Dragos mban një maskë në fytyrë. Para disa ditësh i habiti të gjithë kur deklaroi se po mendonte të rikthehej në Shqipëri pasi i dukej vendi më i sigurt në botë, gjë që shtoi dyshimet për ndarje.

Prej kohësh, martesa e ish modeles Angela Martini dhe miliarderit rumun, Dragos Savulescu, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Dragos ka probleme me drejtësinë dhe për këtë arsye nuk ishin shfaqur bashkë, madje më 10 shkurt, mediat e shtetit rumun raportuan sërish për urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar për Savulescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh

Ndërkohë, gjatë karantinës Angela ishte shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku bënte live me një mikeshën e saj, Alina. Në shtëpinë e saj, ato u përgjigjeshin pyetjeve të ndjekësve, ku nuk munguan edhe pyetjet se ku e kishte burrin që ishte karantinuar me shoqen. Por i mbylli gojën të gjithëve me postimet e fundit ku duket se po e shijon martesën me Dragos.