Numri i rasteve me COVID19 në Shqipëri i ka kaluar 1 mijë. Shefja e Epidemologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eurgena Tomini bëri të ditur sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë
4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19 kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë