Gjatë ditës së djeshme kryeministri Edi Rama, në një vendim si në erë, deklaroi se nga muaji Tetor i këtij viti, deri në Mars, do të bëhet si rregull e diela pa makina, dhe sipas tij kjo ditë do t’i kthehej familjes dhe mjedisit.

Por reagimet ndaj kësaj nisme të pamenduar kanë qenë të shumta, pasi njerëzit të vetmen ditë pushimi që kanë e shfrytëzojnë kryesisht për turizëm të brendshë, apo për arsye familjare, dhe kjo do të krijonte amullinë e radhës.

Një prej reagimeve më të forta ka qenë dhe ai i gazetarit Klodian Tomorri, i cili shkruan se nëse kjo nismë aplikohet realisht, nuk ka për tu respektuar nga ana e qytetarëve.

“Shpikja pa rrota, Urdher me idiot se ky i ndalimit te makinave per te dielen nuk mund te behet. E para, ky rrenon totalisht turizmin e brendshem. Njerezit nisen te premten ose te shtunen nga metropolet drejt zonave periferike dhe kthehen te dielen. Eshte nje industri qindra milione euro ne vit, e cila puneson me mijera njerez.

E dyta, nje pjese e madhe jetojne larg familjeve. Fundjavat jane mundesia e vetme per te shkuar prane tyre. Dikush qe jeton dhe punon ne Tirane mund t’i kete prinderit, gruan/burrin, femijet ne Permet. Si i bie tani? Qeveria s’te le te shohesh prinderit? Apo do ndaje burrat nga grate?

E treta, po studentet nga rrethet si do ja bejne? Nuk do shkojne me ne shtepi? Zgjidhja eshte e thjeshte. Kete nuk ka per ta respektuar asnjeri. Kur qeveria nxjerr akte qe nuk pranohen nga publiku, humbet legjitimitetin. Kaq e thjeshte eshte”, shkruan Tomorri në postimin e tij.