Kryeministri i Malit të Zi të hënën shpalli vendin “pa koronavirus” një lëvizje kjo vitale për industrinë e tij të turizmit, 69 ditë pasi raportoi rastin e tij të parë dhe pas 20 ditësh pa asnjë të tillë.
Mali i Zi ka raportuar 324 raste të konfirmuara të sëmundjes COVID-19 dhe nëntë vdekje.
“Beteja me një virus kaq të egër është fituar dhe Mali i Zi tani bëhet vendi i parë pa koronavirus në Evropë” citohet të ketë thënë kryeministri Dushko Markoviq