Izolími nga korònavirusi u tha se do të shkaktonte shumë pròbleme psikologjike tek njerëzit. Edhe në vendin tonë, shumë persona u ndikuan nga mbyllja dhe humbja e vendeve të punës që ndikuan menjëherë në gjendjen financiare.

Në një studim të bërë nga Psikologët shqiptarë online, publikuar nga Urdhri i Psikologut, rezulton se në të gjithë territorin shqiptar, më të strèsuarit dhe më të shqetësuarit që u ndikuan nga pandemia janë lezhjanët, më pas durrsakët dhe tiranasit. Këto të dhëna dalin në telefonatat online pa pagesë, në adresë të shërbimit “Psikologët shqiptarë online, shërbim pa pagesë”

70% e telefonuesve kanë qenë femra ndërsa 30% meshkuj. Kërkesat më të shumta për këshillim kanë ardhur nga grupmoshat 30-35 vjeç. Më poshtë gjeni studimin e plotë të publikuar nga Urdhri i psikologut në Republikën e Shqipërisë.(A.M/Faxweb.al)