Pandemia e koronavirusit shkaktoi një krizë të madhe ekonomike tek shumë familje shqiptare, pasi mbyllja e përkohshme e disa aktiviteteve la pa punë mijëra qytetarë.

Qeveria premtoi lëvrimin e të ashtuquajturës “pagë e luftës”, e cila sipas tyre do të ndihmonte shqiptarët për të kaluar këtë situatë.

Mirëpo, propaganda e kësaj pakete financiare ishte më e madhe se ndihma që këto para iu erdhën shqiptarëve.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur me denoncime të panumërta, ku punëmarrës të shumtë janë shprehur se nuk i kanë marrë “pagat e luftës” pasi kompanitë në të cilat punonin nuk i regjistronin dhe nuk i lajmëronin për ti marrë

Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një tjetër denoncim, në lidhje me mos-marrjen e “pagave të luftës” nga punonjësit e një fasonerie në Sheq të Madh, të Fierit

Bëhet fjalë për kompaninë fasone Intex 2A, e cila duket se i ka vënë kapakun “shfrytëzimit” të punonjësve

Një nga punonjëset e kësaj kompanie ka denoncuar faktin që punëtorët që duhet të përfitonin pagën e luftës s’e kanë marrë ende, ndërsa kompania thotë se i kanë marrë

Ajo shprehet se administratori i kompanisë, Aleksandër Elezaj, është denoncuar në polici për këtë abuzim me punonjësit bashkë me babain e tij, Astrit Elezaj.

Denoncuesja ka dërguar pamje ambientet e punës ku punonjëset debatojnë me njëra-tjetrën në lidhje me këtë çështje dhe i kërkojnë llogari përgjegjësve

Po ashtu, ajo ka dërguar disa foto ku shihet abuzimi i qartë i kësaj kompanie, ku në njoftim punonjësve iu kërkohet që për tu larguar nga puna duhet të njoftojnë një muaj më herët, ose në të kundërt nuk do tu jepet paga e muajit të fundit, si dhe duhet të kthejnë mbrapsht pagat e tre muajve të mëparshëm.

Në një njoftim tjetër thuhet se punonjësve që do largohen nga puna, por edhe të tjerëve, paga do tu përllogaritet në bazë të përqindjes së punës së kryer.

Kjo përbën një tjetër skandal ku pronarët e kompanive demonstrojnë edhe njëherë “pangopshmërinë” e tyre duke mos u dhënë punonjësve as atë që u takon me ligj.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, paralajmëroi pak javë më parë pronarët e kompanive që do të bëjnë shkelje dhe se nuk do u jepnin punonjësve pagat e luftës se do të kenë pasoja.

Por a do të ketë pasoja administrative mbi këta pronarë “të pangopur” që abuzojnë në këtë mënyrë

Pershendetje JOQ! Kjo eshte lista e puntorve qe qe perfitonin pagen e luftes..qe se kan mare akoma ata thon qe puntoret i kan mare leket por seshte aspak e vertet se po ti kishin mare puntoret leket nuk do ta denonconim ne polici aleksander elezaj apo aleksander licaj bashk me te jatin e tij astrit elezaj o licaj