Avokati Spartak Ngjela deklaroi se palët politike nuk kanë mundësi të sabotojnë Reformën në Drejtësi, pasi pas kësaj reforme është interesi amerikan.

Gjatë bisedës në studio, Ngjela tregoi disa episode nga bisedat me kryeministrin Rama, në kohë të ndryshme, për reformën në drejtësi

Më tej, Ngjela tha se palët politike nuk e kanë dashur reformën në Drejtësi, porse në ndryshim me të tjerët kryeministri Rama e ka lejuar reformën të marrë udhë.

Të gjithë pushtetarët që kanë psiqikë jo të rregullt dhe që janë duke rënë nga pushteti, o përfundojnë si Makbethi ose i drejtohen popullit për kryengritje. Cilit popull i drejtohet kur populli e di që ka vjedhur? Është pamundësi absolute. Do vazhdojnë tu nxjerrin vilat që kanë. Nuk mund ti pranojë populli se kanë ardhur më këpucë të Gjirokastrës, nuk kanë ardhur me pallatet e gjyshit.

Nuk kishte as nga ata të cilëve u ishte marrë prona. E konsideronte veten të djathtë Saliu, por nuk vinte nga e djathta. Kishte një kopsht të vogël në Bajram Curri dhe tani kanë pallate. Këta nuk luajnë për interesin shqiptar, dhe ky fakt tregon se diku janë lidhur. Si do e tregojë ai interesin për Shqipërinë? Ambasadorja amerikane tha që është e vështirë por ne do e vendosim. Po të kishte drejtësi të pavarur në Shqipëri nuk do kishte korrupsion” tha Ngjela.

Në bisedën e tij, Ngjela dha mendimin e tij nëse kishte një bashkëpunim për sabotimin e reformës në drejtësi.

Ngjela tha se presidenti Meta dhe ish-kryeminisri Sali Berisha kanë dashur ta sabotojnë por në ndryshim nga ata, kryeministri Rama e ka lejuar reformën sepse nuk mundet të dalë kundër amerikanëve.

“Opozita me Metën dhe me Saliun kanë dashur ta sabotojnë dhe këtë e dinë dhe pulat. Por pa Ramën nuk e bëjnë dot. Rama nuk e ka shumë qejf por partia e tij e ka provuar çdo të thotë të jesh një parti anti0amerikane. Ai që e di më mirë aty është Gramoz Ruci. Ruci është ekuilibruesi më i madh aty. Asnjë nga ata nuk mund të thotë të dalim kundra Amerikës. Ata që janë të korruptuar do ikin.

Rama ma ka thënë vetë mua “Më ka kapur kaq ministra reforma” “Le ti kapë” i thashë.

Reformën në drejtësi ambasadorja do e bëjë, nuk e bën dot njeri tjetër. Asnjë nuk e di ku kullot Rama. Nuk ka qenë krejtësisht pro reformës, por tani nuk e di. Di që e ka lejuar

Kur u bë Kryeministër Rama, i kam thënë: -Dy paraardhësit e tu janë rrëzuar se nuk kanë pranuar reformën në drejtësi tha Ngjela./abcnews.al