Ish raportuesi për Shqipërinë I BE se Knut Fleckenstein është emëruar këshilltar për Integrimin i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Fleckenstein eurodeputet gjerman i cili jo pak herë është atakuar me opozitën shqiptare në kohën kur ishte raportues për Shqipërinë, e humbi pozicionin e tij në Parlamentin Evropian gjatë zgjedhjeve të shkuara dhe me sa duket i është ofruar një post mjaft i rëndësishëm në Shqipëri, ku do këshillojë kryekuvendarin Gramoz Ruçi për çështjet e Integrimit në BE

Eurodeputeti mbahet mend për përplasjet me ish kryeministrin Sali Berisha i cili e akuzoi si të lidhur me rusët me një me the të thashë ne distancë mes 2 personaliteteve.

Fillimisht ishte Berisha që ndezi debatin kur deklaroi se Erdhi ky në Tiranë, Knuti në verë dhe takoi shoqërinë civile. 5 organizata, që të 5 ta të sponsorizuara nga Soros dhe u tha mos u mërzisni se Saliun e nxisin rusët. Ndërkohë që vetë i ka lidhet me rusët vetë të dokumentuara.

Por ndërsa u pyet nga gazetarët për këtë çështje eurodeputeti tha se ai kishte shumë respekt për Berishën dhe duhej që ai të mos të besonte më përrallat sorosiane

Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që ti kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni. Zoti Berisha nuk është i dobët, u shpreh Fleckenstein

Përplasja u rikthye në 2019, ku pjesë e debatit ishte dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila pati një takim jo miqësor me zotin Fleckenstein pas vendimit për të djegur mandatet.

Unë u befasova dhe u zhgënjeva nga kryetarja e LSI. Me një fjali në fund të takimit, ajo na tha, se ata e kanë marrë vendimin e tyre që në Shqipëri ka nevojë për shembjen e pushtetit dhe nëse europianët nuk e kuptojnë këtë gjë, ky është problemi i tyre. Ata në Bruksel që marrin vendim duhet ta kuptojnë se në cilën anë gjenden secili prej nesh, tha asokohe europarlamentari.

Por përgjigja e fortë nuk i erdhi nga Kryemadhi, por sërish nga ish kryeministri Berisha i cili e atakoi përfaqësuesin e unionit me një histori rozë që i kishte lidhur këmbët në një qëndrim të anshëm ndaj opozitës.

Nuk i takonte Knutit të thoshte atë që tha për Monikën. Se tani nga darka ka dalë diçka tjetër. Gosipi është gosip. Tani nga darka qyteti fliste për një histori cherchez la femme. Ai mllef kundër Monikës, thonë se diku ajo i ka prishur punë. Po të ishte menduar më mirë ai do ti kishte tërhequr ato fjalë, tha Berisha.

Knut Fleckenstein, u konsiderua prej mbështetësve të opozitës si një patericë e Edi Ramës dhe në kohën e famshme të çadrës së PD-së, kur refuzonte të hynte në zgjedhjet parlamentare të atij viti. Pas negociatave të shumta dhe me ndërhyrjen e vet Fleckenstein palët ranë dakord me marrëveshjen e famshme të 17 majit.