Shembja e Teatrit Kombëtar nga sekti i “Rilindjes” shënoi një ditë të errët përsa i përket artit në veçanti dhe historisë së Shqipërisë në përgjithësi.

Përveç korrupionit, koncesioneve dhe blerjes së votave, tashmë Rilindja do të kujtohet gjatë për rrënimin e një godine kulturore apo edhe për dhunën ndaj qytetarëve.

Lidhur me këtë turp nga socialistët, ka patur debate të forta në Kuvend. Mirëpo, mesa duket Rama ka ngarkuar Elisa Spiropalin të përfaqësojë këtë ngjarje, duke mos e bërë debatin edhe aq serioz.

Spiropali e kapur ngushte nga të vërtetat, ashtu si herën e kaluar ka vendosur sërish të ofendojë artistët dhe qytetarët që mbronin me shpirt një godinë historike

Është për të qeshur kur e mendon se kush shan artistët. Deputetja e parlamentit shqiptar që nuk njeh personazhin e Don Kishotit dhe e quan atë pjesë të letërsisë shqiptare, apo “e panjohura” që me “lëpirje” ndaj Skëndërbeut arriti të bëhej ministre.

Për të mos përmendur gjuhën e përdorur ndaj tyre, e cila tregon qartë mosvlersimin e politikës ndaj artit