Fatjona Dhimitri, deputetja e opozitës së krijuar nga Edi Rama ne Kuvend, është shkarkuar sot nga posti i Kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias.
Vendi i Fatjona Dhimitrit i është besuar deputetit tjetër i opozites se Rames, Ramazan Gjuzi
Ky i fundit është propozuar nga Grupi Demokraci dhe Drejtësi dhe vendimi është bërë i ditur sot gjatë seancës plenare
Ramazan Gjuzi është një emër jo shumë i njohur për publikun, pasi ai nuk është aktivizuar gjatë kësaj legjislature
Ai disa javë më parë ka qenë në fokus të medias, për shkak se gjatë mbledhjeve të komisioneve online, është filmuar teksa fuste gishtat në hundë, duke injoruar këshillat e dhëna shpesh në kohë pandemie