Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Euronews” ka folur për protestën kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar

Rama me ironi është shprehur se i vetmi artist i njohur që ndodhet në protestë është kryedemokrati Lulzim Basha

Atje nuk është Leka Bundo, Luftar Paja, Viktor Zhusti. Artisti më në zë atje është Lulzim Basha. E kam thënë më parë dhe nuk e mohoj. Atje janë disa artistë dhe partitë opozitës tha Rama

Edhe më herët, Rama është shprehur se artistët që protestojnë kundër prishjes së Teatrit nuk kanë pasur një karrierë të njohur, ndryshe nga ata që dalin pro