Maturantët janë zgjuar herët këtë mëngjes duke u rikthyer në bankat e shkollës për të zhvilluar konsultimet për lëndët e matematikës, letërsisë, anglishtes dhe lëndët me zgjedhje pasi në qershor kanë provimet

Edhe në shkollat e mesme të qytetit të Shkodrës duke ruajtur distancën por edhe duke kontrolluar temperaturën më përpara maturantët nisën këtë proces pas dy muajsh mungesë. Arsenida Sinani, Presidente e Nxënësve në shkollën e mesme 28 Nëntori thotë se është e tensionuar në këtë ditë të parë dhe se këto dy muaj kanë qenë të mërzitshëm për maturantët

Maturantët mund të mos ndjehen edhe aq të lumtur që rikthehen në shkollë por kjo është vendim i drejtë që ata të konsultohen për provimet e maturës që do të kenë

Në rang kombëtar janë 500 gjimnaze që hapin dyert për të pritur në këto konsultime 3 javore rreth 500 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë prej të cilëve 1798 maturantë janë pjesë e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër