Një vit nga ngjarja mafioze e dy vëllezërve Brahim dhe Astrit Bilali me 21 plumba, brenda në banesën e tij në Shkodër, prokuroria e këtij qyteti, ka mbyllur hetimet, duke dërguar dosjen me tre të pandehur për gjykim në gjykatë. Arsen Stojku, sipas akuzës është personi që së bashku dhe me individë të tjerë ende të paidentifikuar, ka qëlluar me breshëri automatiku, duke vrarë në oborrin e shtëpisë, dy vëllezërit Bilali. Identifikimi i Stojkut, është kryer gjatë një analize ADN-je, ku është kryer krahasimi i një profile gjenetik të gjetur në një bidon ujë me atë të marrë nga mostra e pështymës së Arsen Stujkut.
Mes personave që janë marrë të pandehur për këtë ngjarje janë dhe Myslim Rama dhe Denis Brahimi nga zona e Vau i Dejës në Shkodër. Ndërkohë Ibrahim Lici, personi të cilin Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim, nuk ka asnjë akuzë për këtë ngjarje të rëndë. Autori kryesor i këtij krimi të rëndë në Shkodër, i dyshuari Arsen Stojku, në ikje e sipër besohet se është parë nga një banor i zonës, me inicialet S.B, i cili ka treguar në polici të dhëna të vlefshme mbi veprimet që kanë kryer autorët
Por personat që e kishin përdorur në krim, para ngjarjes i ndryshuan ngjyrën nga të bardhë në ngjyrë blu. Ndërsa automjeti që shërbeu për largimin e autorëve të krimit nga vendi i djegies së makinës, ishte marrë me qira në Vaun e Dejës dhe më konkretisht tek personi Prengë Përdeda. Personi që ka marë me qëra mjetin tip “Golf 4” gjashtë ditë para ngjarjes quhet Denis Brahimi, që më pas ja ka dhënë në përdorim, të arrestuarit Arsen Stojku.
Prokuroria dyshon se pikërtisht në këtë takim është përcaktuar dhe plani se si duhet të ekzekutoheshin dy vëllezërit Bilali në Shkodër. Në dosjen e prokurorisë thuhet se në datën 30 mars 2019 është qëlluar me 21 plumba automatiku, në drejtim të vëllezërve Bilali