
E hënë 18 maj. Lokalet dhe restorantet u rihapën në Lezhë. Shumica kishin nxituar që të krijonin sa më shumë hapsira të jashtme për të ju përgjigjur udhëzimeve të qeverisë. Edhe qytetarët duket se mezi e kanë pritur rihapjen e lokaleve e restoranteve duke mos pyetur aspak për masa apo distancim social. Rastet kur këto udhëzime shkelen nuk mungojnë, por bizneset po mundohen të jenë rigorozë. Rikthimi i stafeve në punë dhe blerja e shumë elementëve shtesë për higjenizimin duket se ka bërë që pronarët e këtyre bizneseve të mësojnë edhe kostot shtesë. Termometri 9 mijë lekë, ilaçe 10 mijë lekë, doreza 2 500 lekë, 2 500 lëkë maska, tabela dhe sinjalistikë distance dhe 20 mijë lekë kosto që do të vinë për dizinfektimin e ambjenteve. Janë rreth 45 mijë lekë që do ti shtohen shpenzimeve për lokalet e restorantet që vazhdojnë të paguajnë stafet e tyre të mëparshme në kushte krejt të tjera.
Edhe në dy biznese që u ndalëm për të mësuar diçka më shumë në lidhje me hapjen e bareve e restoranteve pas më shumë se dy muaj të mbyllur, numri i klientëve ishte i vogël por shpenzimet vetëm sa rriten. Pavarësisht se ndodhen në qendër të qytetit të Lezhës, mbijetesa e këtyre dy bizneseve do të varet tërësisht nga ecuria e ditëve në vazhdim, por frika e mbylljes është më e madhe se vetë frika që pandemia e Covid 19 krijoi në Lezhë.
Arbër Avdija kishte disa ditë që përgatitej për hapjen e sotme. Kishte bërë gati të githë gamën e produketeve të higjenës dhe çdo elementi të përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Shendetësisë, edhe pse dyshimet për funksionimin e biznesit të tij Bar Restorant Jolly do të jetë e vështirë. Në lokalin e tij janë pak klientë, të distancuar dhe me pak konsum produktesh përshkak se të ardhurat e tyre janë më të vogla. Arbëri nuk heziton të përshkruaj që që ka konstatuar sot dhe që është tendaca e ditëve në vijim nëse këto do të jenë kushtet e qëndrimit në punë të këtyre bizneseve.
Arbër Avdija thotë se kjo situatë është pak e vështirë, dhe ajo po u duket si diçka e parealizueshme duke parë kaq shumë kushte të vendosura që të rihapin biznesin.
Mos të harrojmë se kemi kosto shtesë të higjenës siç janë blerja e maskave, dorezave, termometrave elektronikë, dizinfektantë për duart dhe dizinfektimin e vazhdueshëm të ambjeteve. Duke mos mjaftuar këto le të themi edhe një fakt tjetër, numrin e ulët të klientëve dhe reduktimin në 50% të tavolinave për shërbim.
Pyetjes se sa do të rezistojnë të hapur Arbër Avdija thotë se e kanë hapur në formë eksperimenti dhe gjithçka ia kanë lënë ditëve në vijim. Ai shton se nuk po pret që të ketë fitime në këtë periudhë por dëshiron të mbijetojë si biznes, mbijetësë që sipas Arbërit do të jetë shumë e vështirë.
Tonin Uldedaj, administrator i Bar Restorant Hotel Liss në Lezhë, thotë se e kanë nisur punën këtë të hënë me shpresën se gjërat mund të normalizohen. Udhëzimet e Ministrisë së Shendetësisë dhe rritja e kostove e bën situatën e vështirë pasi ka rënie të numrit të qytetarëve që marrin sherbime bari e rastoranti ndërsa hotelet janë thuajse të mbyllur sepse nuk ka vizitorë e turistë. Ai flet për vështërsitë në biznesin e tij sepse krahas këtyre shpenzimeve duhet të paguhen punëtorë që janë me dy turne edhe pse puna vijon vetëm 10 orë e po kështu paguhen sigurimet e tyre, pagesa për energji elektrike, fatura uji, taksa dhe tarifa vendore dhe gjithçka vijon me shpenzimet si të jetë një ditë normale por të ardhurat janë si për ditë pandemie.
Ne e filluam me idenë që të ndihmojmë punonjësit tanë sepse nuk flitet për fitime, por sa do të zgjasë nuk e dimë, a do të dorëzohemi apo vijojmë as këtë nuk e dimë dhe do ja lënë kohës por dritë jeshile nuk shohim thotë ndër të tjera Tonin Uldedaj. Në këtë kushte kur kërkohet që biznesi të mbyllet në orën 21:00 është një anomali tjetër pasi deri në orën 16:00 njerëzit janë në punë dhe darkat konsumohen gjithnjë pas orës 20:00 dhe kjo do të jetë tjetër vështërsi për ne.
Për këto vështërsi dhe padiskutim edhe për rritjen e çmimeve të lëndës së parë dhe ne nuk kemi ndryshuar asnjë çmim dhe nëse do të ndërmerrnim veprime të tilla do të kishte edhe më shumë ndikim negativ. Tonin Uldedaj kërkon që qeveria shqiptare të rishohë edhe njëherë rregullat për baret e restorantet si dhe orarin e funksionimit të tyre. Mos ndërhyrja do të sjellë humbje për biznesin por edhe humbje për arkën e shtetit sepse mbyllja e bizneseve do të përkthehet me taksa të munguara.
Bizneset e bareve dhe restoranteve u rihapën këtë të hënë, shumica prej tyre as nuk i kanë lexuar udhëzimet e ministrisë thjesht kanë vijuar punën. Në ditët në vijim do të rishihet mënyra e funksionimit të tyre dhe respektimi i rregullave.