Zbardhet padia e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ndaj disa zyrtarëve të Institutit të Ndërtimit. Janë tre zyrtarë të denoncuar në prokurori, të cilët kanë firmosur aktekspertizën e marsit të vitit 2018 në lidhje me Teatrin Kombëtar. Ata akuzohen nga Aleanca për “Shpërdorim Detyre” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal e kryer në bashkëpunim

Në padinë e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” thuhet se prej 27 muajsh segmente të caktuara të shtetit janë angazhuar me çdo mënyrë për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar.

Sipas kallëzimit, nga grupi i ekspertimit 3 prej tyre nuk e kishin cilësinë e kërkuar nga ligji për të realizuar aktin e ekspertimit pasi nuk kishin licencë dhe dokumenti i tyre ka sjellë vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e Teatrit. Aleanca paralajmëron prokurorinë për një konflikt civil në Tiranë

Në kallëzim parashtrohen të gjitha faktet që nga vendimi i parlamenti, tek dekreti i Presidentit të Republikës Ilir Meta në korrik 2018 dhe vlerësimi teknik i godinës së Teatrit Kombëtar nga ana e Instituti të Ndërtimit më 23 mars të vitit 2018