Nuk do të ketë më çadra dhe shezlona me pagesë, ku hapësira publike do të menaxhohet nga privati. Ky ishte premtimi i dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë intervistës televizive në emisionin “Opinion” sa i përket atyre masave që do të marrë qeveria për zhvillimin e turizmit, pas pandemisë së koronavirusit.
Pra sipas tij, shqiptarët nuk do të paguajnë për çadra e shelzonët, duke bërë krahasimin se shqiptarët do të bëjnë plazhin si në kohën e diktaturës, duke shtuar se përjashtim bëjnë vetëm hotelet
“Ne duhet të mos riskojmë përtej arsyes. Ne nuk duam të bëjmë një protokoll të stër ndërlikuar. Jo 7 metra çadra nga çadra. Ne nuk duam të bëjmë plazh me policë e ushtarë. Ne duam mirëkuptimin e popullit shqiptar e të qytetarëve që secili të bëjë të vetën. Nuk do të lejojmë më asnjë kontratë private për shezlone e çadra përveçse hoteleve. Hotelet kanë turistë, kanë kuadratin e tyre
Ndërkohë të gjitha plazhet e tjera do të jenë plazhe të lira e publike, dhe plazhi do të bëhet si dikur. Nga kjo pikëpamje plazhet do të jenë masivisht publike. Do të jetë plazhi so dikur me çadër me vete tha Rama