Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që mbrëmjen e sotme të qëndrojë gjithë natën tek Teatri Kombëtar.
Artistët e Teatrit Kombëtar zhvilluan sot një takim në selinë blu me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Tema e diskutimit padyshim ka qenë ajo e prishjes së TK nga ana e qeverisë, për të ndërtuar aty një teatër të ri.
Prej kohësh disa artistë pranë opozitës dhe disa qytetarë kanë bërë rezistencë duke kërkuar që të mos prishet godina.
Ndërkohë pas mbledhjes, kreu i PD-së ka thënë se do ti mbrojnë artistët në këtë kauzë, dhe se Teatri Kombëtar është vija e kuqe.
Ja mesazhi që i është dërguar degës së PD-së numër 4 në Tiranë për të shoqëruar kryedemokratin gjatë gjithë natës.
“Të nderuar demokratë dhe qytetarë të degës 4 Tiranë!Kryetari Basha sot do të qëndroj gjithë natën te Teatri Kombëtare.Degën tonë e ka përzgjedhur që ta shoqërojë.Ju lutem me sa mundësi keni të mobilizohemi të jemi si i ka hije degës 4.Në orën 20:30 do të jemi në sheshin e Teatrit Kombëtare