Në një videokonferencë me drejtorin e Kadastrës, Artan Lame dhe drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj, kryeministri Rama bëri të ditur se nga sot lehtësohet i gjithë procesi në hipoteka.

“Filluam me aplikimet online për Kadastrën. Nga 1 janari, shërbimet kadestrale u bënë online dhe me futjen e vulës elektronike dhe pjesa tjetër e shërbimeve do të bëhet online.

Nuk do të jetë e nevojshme për të shkuar fizikisht për të marrë shërbime, pasi gjithçka mund të bëhet online. Me aplikimet online, procedurat kanë ndryshuar. Qytetari aplikon nëpërmjet llogarisë së tyre ose shkojnë në sportele ku ndihmohen. Nga sot njoftojmë se lehtësohet i gjithë procesi. Ky është një revolucion i vërtetë dhe i plotë, në rezultatin konkret” u shpreh Rama.

Ndërkohë, kreu i Kadastrës, Lame, u shpreh: “Të jemi të ndërgjegjshëm që për këto 1 milion e 700 mijë prona shërbimi merret për 3 5 minuta pas pagesës. Edhe për pronat e tjera, por që nuk janë në sistem përgjigjen do ta marrim po online, por jo për 3 minuta. Me këtë e zhdukim kontaktin me publikun” tha Artan Lame.

? A E BESONI DOT QË MBAROI KALVARI 30 VJEÇAR I HIPOTEKAVE DHE FALË #REVOLUCIONITDIGJITAL2020, DOKUMENTI I PRONËS DO TË MUND TË MERRET PA LËVIZUR NGA SHTËPIA OSE NGA CELULARI APO KOMPJUTERI MË I AFËRT, NË VETËM PAK MINUTA?!?E pra, më në fund ia dolëm ta mbajmë këtë zotim tejet të vështirë dhe t'i japim fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu! Do të mjaftojë tashmë një klik në https://e-albania.al dhe kadastra shtetërore do të vijë tek ju, pa ndërmjetës e pa radhë?Sistemi sapo është "ndezur" dhe lutja ime për të gjithë është që në këto dy javë të para testimi, pak durim nëse hasni në vështirësi gjatë marrjes së shërbimit? Siç do ta shihni edhe pagesat e shërbimeve të kadastrës do të mund t'i bëni online, përmes llogarisë suaj bankare, ndërkohë që po finalizohen marrëveshjet me të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë?Për ata që nuk kanë kartë krediti apo debiti, mandat pagesa gjenerohet nga https://e-albania.al dhe qytetari e bën pagesën në bankë dhe e ngarkon në aplikim – pa radhë, pa vonesë, pa rryshfet?#ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam???☀

Posted by Edi Rama on Thursday, May 14, 2020