Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vend, duke u shprehur se është shkarkuar edhe shefi i Komisariatit të zonës së Liqenit.
Në fjalën e tij i ftuar në “Opinion” Rama u shpreh se ai u shkarkua pasi përtej orarit të lejuar ishin parë ende qytetarë që frekuentonin parkun. Gjithashtu kreu i qeverisë u shpreh se Tirana nuk ka gjasa të afërme për tu kthyer në zonë të gjelbër dhe se mund të ndodhë edhe skenari për karantinim total.
Tirana është zonë e kuqe. Sipas të gjitha gjasave, do të jetë e fundit që do të çlirohet sepse situata nuk është premtuese. Do të shohim të gjitha analizat e marra sot dhe nesër. Mos më kërkoni të bëj të mirin.
Është shkarkuar shefi i Komisariatit në zonën e parkut të liqenit sepse kishte njerëz përtej kohës së lejuar. Numrat do të na flasin. Mos u çudisni sepse mund të kthehemi prapë mbrapa! Jo se dua unë