Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe qëndrimin kundër të presidentit Ilir Meta për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se asnjë person që nuk ka lidhur kontratë me popullin, nuk ka të drejtë të ndalojë asnjë vendim.

Gjithashtu kreu i qeverisë ka treguar se në kohën e qeverisjes së Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, Teatri është hequr si trashëgimni kulturore.

“Ka të drejtë të mendojë ndryshe por përtej kësaj, jo presidenti dhe asnjë tjetër që nuk ka mandat nuk ka shans që ta ndalojë një vendim të pushtetit ekzekutiv. Nuk kemi bërë dot një punë në Tiranë pa hasur në vështirësi. Ata që nuk janë pjesë e pushtetit ekzekutiv nuk pinë ujë. Nuk ka qytetar që të bëhet barrikadë njerëzore. Në vitin 2007 qeveria e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës e kanë hequr Teatrin si trashëgimni kulturore. Nuk janë kundër se kanë bërë gjënë e duhur. unë si ministër kam kërkuar shëmbjen e asaj godine. Historia nuk janë muret, por njerëzit dhe aktorët tha Rama

Ndërkohë tensionet për godinën e TK kanë arritur kulmin, pasi trualli ka kaluar në pronë të bashkisë dhe kjo ka nisur procedurat për shembjen e godinës. Të hënën Këshilli Bashkiak do mblidhet për të vendosur për godinën. Ndërkohë Meta sot ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shprehet VKM, për kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë është kundër ligjeve.

Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen. Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash. Një ditë më parë Policia Bashkiake shkoi tek Teatri Kombëtar, ku u përlas me artistët dhe aktivistët.