Grupi parlamentar Demokrat ka vendosur të shkarkojë nga pozicioni i kryetares Rudina Hajdarin.

Neës 24 raporton se në mbledhjen e grupit me 9 anëtarë është vendosur që Hajdari të zëvendësohet nga Myslym Murrizi

Vendimi është shoqëruar me debate të forta por tashmë shkresa për zëvendësimin e Hajdarit me Murrizin i është dërguar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Vendimi pritet që të zyrtarizohet në vijim me një deklaratë në Kuvend. Kjo nuk është hera e parë që Hajdari tentohet që të shkarkohet nga posti, pasi disa muaj më parë ishte Korab Lita që pretendoi se ka besimin e deputetëve për të drejtuar grupin.