Pandemia Covid19, që ka përfshirë edhe Shkodrën ka krijuar jo pak problem ne sektorin e punësimeve në këtë qytet. Situata e krijuar, mbyllja e biznesve e kryesisht e fasonerive ka sjelle nje shtim të fluksit të dokumentave pranë Zyrës së Punës në Shkodër, ku së fundmi ka pasur edhe protesta nga ish punonjësit e fasonerive në Shkodër të cilët pasi kanë marrë pagën e luftës 40 mijë lek kanë kërkuar edhe pagesën e papunësisë pranë Zyrës së Punës.

Në lidhje me situatën e krijuar, eetimes ka qënë pranë Zyrës Rajonale të Punësimit në Shkodër, duke kontaktuar me titullaren e këtij institucioni zonjën Rozafa Zmijani e cila ka sqaruar atë cfarë ndodh aktualisht me ato persona të cilët kanë shkëputur marrëdheniet e punës me subjektet apo që aktualisht janë në shtëpi pasi bizneset nuk kanë rinisur aktivitetin për shkak të pandemisë Covid19.

Në total që nga fundi i muajit Mars dhe deri më tani kur Shqipëria është prekur nga pandemia janë 2856 individë shprehet drejtorja Zmijani që kanë aplikuar për pagën e papunësisë.

“Ne kemi rreth 2856 aplikime që kanë ardhur në Shkodër jo të gjithë të rregullta jo të gjitha kanë dokumentacionin e duhur, dhe kjo është një punë tejet voluminuze që po bëhët nga punonjësit tanë, janë skualifikuar disa punëkërkues të papunë të cilët nuk kanë pasur kontribute të paguara, 60 ditë është afati kalandarik kur subjektet duhet të sjellin të gjithë dokumentacionin por duhet të jenë të regjistruar në regjistrat tone”- është shprehur Rozafa Zmijani, Drejtoreshe e Zyrës së Punës në Shkodër.

Por nga ana tjetër ajo ka deklaruar se informacioni që i është përcjellë subjketeve në Shkodër ka qënë i detajuar dhe se nga ana e saj ndaj cdo subjekti ka pasur një mbështetje të vecantë në këtë periudhë “Cdo ditë kam qënë në kontakt me subjektet dhe i kam sqaruar, Ajo që unë mund të bej për të përkrahur cdo subjekt në Shkodër, ne kemi ligje, kemi Drejtori të Përgjithshme, janë VKM dhe udhëzime të cilat janë publike. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për ti ardhur në ndihmë punonjësve dhe biznesve dhe kërkesat janë dërguar që të gjitha”-shprehet Zmijani.

Por kush përfiton realisht nga paga e papunësisë ?! (APLIKIMI KRYHET PRANË ZYRËS SË PUNËS)

Sipas legjislacionit në fuqi, të drejtën për të përfituar e kanë të gjithë personat e siguruar, ndërkohë që kohëzgjatja e përfitimit varet nga periudha që çdokush ka derdhur kontribute të sigurimeve shoqërore.
Kështu, për personat me periudhë kontributi 1 vit, do të merret 3 muaj asistencë, për ata që kanë derdhur kontribute 3 vjet përfitohet 6 muaj asistencë, ndërsa për ata që kanë të paktën 5 vjet sigurime do të përfitohet për një periudhë 9-mujore. Ndërkohë që, ata persona që kanë paguar mbi 10 vjet sigurime do të përfitojnë asistencën për një periudhë 1-vjeçare.

VKM e Qeverisë, kush përfiton Pagën e Luftës (APLIKIMI KRYHET PRANË DREJTORISË SË TATIMEVE)

Në bazë të VKM nr.305 datë 16.04.2020 “ Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit aktualë dhe punonjësit e larguar nga puna si pasojë e covid-19”, aplikimi do të kryhet nga subjektet, të cilët do të plotësojnë të dhënat e punonjësve të tyre, përfitues sipas kritereve të VKM së sipërcituar.
Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.
Për të dorëzuar formularin “Kërkesë për Përfitim të Ndihmës Financiare 2”, tatimpaguesit të cilet plotësojnë kriteret e mësipërme, do të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik në e-filing dhe do t’iu jepet mundësia të aplikojnë nëpërmjet kësaj llogarie duke filluar nga data 21 Prill e në vijim. Formulari nr.2 do të plotësohet me të dhënat e kërkuara vetëm 1 herë.

Sipas informacioneve zyrtare pranë Zyrës së Punës në Shkodër bëhet me dije se nga 2856 aplikime qe nga fundi I muajit Mars për pagesë papunësie nga individe janë likujduar 514 punëkërkues të papunë gjatë muajit Prill, kjo për shkak të procedurave strikte që po ndiqen por edhe kontrolleve nëse këto persona kanë përfituar nga paketa të ndihmës nga qeveria /EETIMES/