Drejtori Ekzekutiv i TIA Costandin Von Alvensleben u shpreh se shpreson që fluturimet të nisin në qershor. Ai ka theksuar se po bëhen përpjekje të shumta nga të gjithë kompanitë e fluturimeve që fluturimet të nisin në qershor.
Mezi pres që të hapet Aeroporti i Rinasit dhe po bëhen shumë përpjekje që kjo të realizohet
Gjatë një interviste në abc news, ai tha se ka një përpjekje në fushën e turizmit, për të organizuar turistët që vijnë nga vendet e tjera dhe shpresojmë që fluturimet e rregullta të nisin sidomos në BE
Në qershor shpresoj se mund të kemi një rifillim, nuk mund të konfirmoj asnjë datë por ka një përpjekje nga të gjithë fluturimet. Nuk varet nga qeveria shqiptare por edhe nga vendet që do të nisin” është shprehur Drejtori i TIA
Ndër të tjera ai ka theksuar se po punohet dhe bashkëpunohet me të gjithë partnerët për të vendosur në lidhje me rregullat që do të ndiqen nga kompanitë e fluturimit për sigurinë e pasagjerëve.
Nga studio e ABC News ai ka komentuar incidentin që i ka ndodhur disa ditë më parë në Tiranë. Në fjalën e tij ai është shprehur se nga mënyra se si u godit makina dhe një ditë më pas ai ka marrë një mesazh, ku shkruhej se a e kuptuat thekson se ishte një gjë e qëllimshme, por ja ka lënë në dorë policisë.