Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Kabash të Gramshit, ku një makinë përfundoi në greminë pasi shoferi humbi kontrollin. Nga aksidenti ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Policia tha se aksidenti ndodhi për shkak të një defekti teknik te mikrobuzi.

Viktima dhe të plagosurit janë transportuar për në spital me makinat e rastit pasi as ambulancat dhe as policia nuk munden të mbërrinin për shkak të terrenit të thyer.