Pak kohë më parë Edi Rama premtoi se të gjithë infermierët dhe mjekët do të merrnin shpërblim nga qeveria, pasi janë në vijën e parë në luftën me koronavirusin. Mirëpo pak më vonë, ai ndryshoi mendim duke thënë se do të merrnin vetëm ata të spitalit Infektiv dhe Shefqet Ndroqi.

Kjo u quajt aspak normale nga shumë mjekë pasi çdonjeri nga ata është në rrezik nga virusi.

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër edhe një mjek i QSUT. Petrit Gjori përmes një postimi në Facebook shprehet se ky ishte një mashtrim nga qeveria e Surrelit.

Ai thotë se kush ka në dorë shpërblimin për mjekët dhe infermierët do t’i zërë mallkimi i tyre. Ndër të tjera ai shton se mallkimi i këtyre bluzave të bardha do u bjerë në kokë.