Një nga vendimet e Qeverisë në mbledhjen e kësaj të mërkure ka qenë ai për sigurimin e jetës së Shërbimin Zjarrfikës.
Sipas këtij vendimi, që mbështetet në nenin 100 të Kushtetutës dhe nenit 32, të ligjit nr.152 të vitit 2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” urdhërohen të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore të sigurojnë jetën e punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes Zjarri dhe Shpëtimin nga aksidentet gjatë kryerjes së shërbimit ose për shkak të tij.
Në pikën dy të këtij vendimi, Qeveria sqaron se punonjësit, të cilët përfitojnë sigurim jete, janë vetëm punonjësit që kryejnë funksione operacionale.
Sigurimi i jetës nga aksidentet gjatë shërbimit ose për shkak të tij realizohet sipas Qeverisë nëpërmjet lidhjes së kontratës së sigurimit me shoqëritë e sigurimeve, të përzgjedhura sipas rregullave për prokurimin publik.