Drejtpërsëdrejti nga Kryeministria dhe Kryesia e Kuvendit gazetarja e Tv Klan zhvishet për herë të dytë, pas furtunës që shkaktoi gjatë ditës së djeshme kryesisht në rrjetet sociale. Gjatë transmetimit të emisionit Aldo Morning Show ajo ka filluar të heqë veshjen duke dalë me bikini

Gazetarja gjatë një bisede me drejtuesin e emisionit ëahtë shprehur se jeton me njerëzit por jo për ta, dhe që nuk do tia dijë për atë se çfarë i thonë. Pas prezantueses së lajmeve në Zjarr Tv ky është nje tjetër raportim i pazakontë në emisionet shqiptare. Vetë Aldo e ka cilësuar si një gazetare të së ardhmes dhe se Shqipëria vuan për të tillë.

Mos e vrit mendjen se në Shqipëri nuk ka gazetarë, gazetarë janë 1 ose 2, ose kanë vdekur, të tjerët janë punonjës televizionesh, ka thënë Aldo gjatë një bisede me gazetaren, duke i vënë dhe vulën debatit që shkaktoi zhveshja e saj

Vajza në fjalë është Griselda Katirai dhe me profesion është aktore, por si duket edhe ekrani i qendron më së miri