Sipas studiuesve, virusi agresiv SARS CoV2 sulmon jo vetëm mushkëritë, por edhe zemrën, nervat, trurin, enët e gjakut, veshkat dhe lëkurën.

COVID-19 prek në radhë të parë mushkëritë dhe traktin respirator dhe shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, kollë të thatë, marrje fryme dhe me pneumoni. Por tani mjekët kanë vënë re në raste të shumta që virusi i ri SARS-CoV-2 mund të prekë rëndë dhe organe të tjera si zemrën, enët e gjakut, nervat, trurin, veshkat dhe lëkurën.

Zemra

Një numër studimesh dhe artikujsh nga SHBA, Kina dhe Italia, kanë arritur në përfundimin që SARSCoV2 sulmon dhe zemrën. Fjala nuk është vetëm për pacientë që vuajnë nga sëmundje koronare apo nga tensioni i lartë, por për raste pacientësh që para se të infektoheshin me Coronën ishin të shëndoshë dhe tek të cilët janë konstatuar raste miokarditi, inflamacion i muskujve të zemrës.

Mushkëritë

Jo vetëm prej COVID19 por edhe në raste të tjera infeksionesh të mushkërisë në të krijohen hije opake në mushkëri, të cilat mund të shkaktojnë fibroza. Për shkak të tyre dëmtohet funksioni i mushkërive dhe furnizimi i gjakut me oksigjen. Fibroza e mushkërive është e pashërueshme, por nëse konstatohet me kohë ajo mund të ngadalësohen.

Që në pararendësit e e virusit Corona MERS dhe SARS është vënë re që këto viruse depërtojnë përmes nervave deri në tru. Në rastin e një pacienti të infektuar me virusin Corona në Japoni i cili pati krizë epileptike, u diagnostikua edhe meningjit i shkaktuar nga virusi Corona që kishte depërtuar në sistemin nervor qendror.

Studiues nga Japonia dhe Kina mendojnë se virusi mund të depërtojë tek disa pacientë në tru dhe të dëmtojë qendrën e frymëmarrjes. Kjo shpjegon pse disa pacientë të moshuar të infektuar me COVID-19 ndonjëherë ndalojnë frymëmarrjen pa pasur më parë probleme masive me frymëmarrjen për shkak të infeksionit të mushkërive. Ende është e paqartë nëse SARSCoV2 shkakton gjithashtu apo favorizon hemoragjitë cerebrale.