Kryeministri Edi Rama gjatë një video-konference me gazetarët foli në lidhje me lehtësimin e masave në kuadër të COVID19, ku tha se brenda muajit mund të hapen kufijtë tokësor.

“Masat do të lehtësohen. Brenda muajit duam që edhe kufijtë tokësorë të hapen. Shpresoj që kjo të jetë e mundur. Tani kemi hequr detyrimin e karanatinmit ne hotele.

Mundësi e një vale të re nuk është e vogël. Nëse numrat do të fillojnë të kërcejnë, dhe do të mund të na fusnin në një kornizë që kërcënon sistemin shëndetësor do të na detyronte që të rimbyllemi dhe kjo është një gjë e rëndë për të gjithë.

Prandaj qytetarët të respektojnë rregullat, pasi mund të kalojmë situata edhe më të vështira nga sa kemi kaluara. Është një dileme shumë e madhe pasi nuk është vetëm a do hapet turizmi, por çështja është si? Kam parë modele të ndryshme si 5 m distancë nga çadra në çadër, po mënyrë të parcelizuara, janë shumë improvizime, por realisht dhe në komunitet e vazhdueshme ecin me duar përpara por me sy mbyllur me shpresën që nuk do takojnë murin.” tha Rama