Djali i ish kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit, Genar Topalli është ka fituar një pozicion pune shumë të rëndësishëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Genar Topalli është emëruar në pozicionin e Audituesit në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit, marrëdhëniet e punës dhe financiare.

Topalli e ka fituar vendin e punës në kushtet e pandemisë së COVID19 dhe intervistën me gojë e ka zhvilluar me anë të videocall.