Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zhvilloi një takim me parlamentarët e Partisë Republikane ku u shpreh optimist për situatën e krijuar nga koronavirusi në SHBA.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, koronavirusi me shumë mundësi do të zhduket në mënyrë autonome pa pasur nevojë për një vaksinë.

“Ka disa lloje virusesh ose gripesh për të cilat kërkohet një vaksinë, por nuk gjendet. Më pas këta lloj virusesh zhduken dhe nuk shfaqen më. Ata v*esin si çdo gjë tjetër në këtë botë” u shpreh Trump.

Megjithatë presidenti amerikan deklaroi se nuk mendon se kjo gjë do të ndodhë për një kohë të shkurtër dhe paralajmëroi rreth 95 mijë v*ktima nga koronavirusi në SHBA, deri në fund të pandemisë.

“Thonë që do të zhduket, por nuk e di nëse do të jetë këtë vit. Por e rëndësishme është që ai do të zhduket. Nëse do të arrinim në krijimin e një vaksine, kjo do të ishte një ndihmë e madhe” u shpreh Donald Trump.