Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryedemokrati Basha u pyet nëse ishte penduar që ishte tërhequr nga thirrja e tij gjatë fushatës së zgjedhjeve të kaluara, “Grisni teserat e LSI” duke parë raportet e fundit të Presidentit Meta me kryeministrin Rama.
Basha e cilësoi këtë pyetje si një dëshirë për të përcarë opozitën dhe shtoi se opozita është e bashkuar.
Sipas tij fundi i Ramës është i pashmangshëm, ndonëse tha se po bëhet sërish gati për të manipuluar zgjedhejt, kësaj here duke e legalizuar kanabisin.
“Më vjen keq për ata që ndjekin televizionin tuja dhe shpresojnë te përcarja e opozitës për të mbajtur në këmbë një regjim hajdutësh. Po le ta dëgjojnë edhe nga goja ime se ne jemi të bashkuar dhe fundi i Edi Ramës është i pashmangshëm, e vetmja gjë që ka në dorë është të lejojë qytetarët të zgjedhin me votë ose të të përballet me të gjitha pasojat sociale dhe ekonomike që do të sjellë bllokimi apo manipulimi i procesit zgjedhor për të cilin është investuar personalisht para 6 javësh se ka nisur procesin për legalizimin e kanabisit dhe procesin e kanabizimit të vendit. Ta dini që laku në qafën e kësaj qeverie regjim po ngushtohet. Ne duam ta sjellim ndryshimin me sa më pak kosto për shqiptarët”