Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për idenë e legalizimit të hashashit në Shqipëri. Në një postim në mediat sociale, ambasada e BE shkruan se nuk kanë kanë qenë të përfshirë në përgatjen e asnjë drafi për këtë çështje, por as nuk kanë pasur konsultim me qeverinë.

“Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore”, shkruhet në reagim.

Më herët Kryeministri Edi Rama, ka komentuar sot idenë për legalizimin e hashashit në Shqipëri. Gjatë konferëncës për mediat me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, Rama tha se qeveria ka më shumë se një vit që po punon dhe është konsultuar me shumë ekspertë, vendas e të huaj