Policia ka proceduar penalist 7 persona për protestën e paligjshme të organizuar ditën e enjte kundër gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Ndërmjet tyre mësohet se janë aktivisti i njohur Sazan Guri dhe avokati Zaçe Islami.

Ata akuzohen se pa lejen e organeve kompetente organizuan tubimin në Sheshin Skënderbej, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Policia thotë se shtetasit Zaçe Islami, Sazan Guri dhe Klajdi Bello në rolin e organizatorëve të protestës, më herët kanë bërë thirrje në rrjete sociale për protesta e tubime. Organizatorët kanë me anë të disa mesazhe në rrjetet sociale kanë bërë thirrje për të protestuar dhe këto për policinë kanë shërbyer si prova materiale për t’ia paraqitur prokurorisër për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme”.

Por menjëherë pas këtij lajmi, Sazan Guri ka mbajtur një postim në Facebook, ku shpjegon se pse vendim i qeverisë për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është antikushtetues.