Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimin për 10 ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u shkarkuan nga vettingu për fshehje të pasurisë. Nisja e hetimeve nga SPAK-u erdhi pak ditë pas kallëzimit që bëri avokati Fran Dashi, tw cilin e siguroi Shqiptarja.com. Në datë 30 prill kallëzimi voluminoz u depozitua nga Dashi, i cili mbroji fillimisht Izet Haxhinë, në betejën e tij për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit dhe për t’u ballafaquar me Sali Berishën në gjyq.
Avokati Dashi kallëzoi 20 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu, duke i akuzuar për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie. SPAK njoftoi sot se ka nisur hetimet për 10 nga 20 emrat e kallëzuar, ish-anëtar të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, ndërsa për 10 të tjerët Prokuroria e Posaçme deklaron se nuk janë kompetencë e saj dhe se i janë dërguar Prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
Njerëzit e drejtësisë të kallëzuar
Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm
Bashkim Dedja, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese-po hetohet nga SPAK
Bashkim Dedja
Fatmir Lushi, sh-prokuror në Prokurorinë e Elbasan
Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK
Tom Ndreca
Luan Dervishi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër
Shkëlzen Selimi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK
Shkëlzen Selimi
Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese-po hetohet nga SPAK
Gani Dizdari
Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK
Edmond Islamaj
Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK
Marina Rraboshta, ish-gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër
Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese-po hetohet nga SPAK
Besnik Imeraj
Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK
Aleksandër Muskaj
Petrit Fusha, ish-drejtues i Prokurorisë Tiranë;Besnik Cani, ish-drejtues i Prokurorisë Elbasan; Besim Trezhnjeva, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Durrës
Arjan Balliu, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Durrës; Ferdinad Elezi, ish-drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës; Ema Gashi, Gjykata e Rrethit Durrës; Besa Nikëhasani, ish-drejtuese e Prokurorisë Apelit Shkodër