Vendet anëtare të Këshillit Europian duhet të mbajnë kufijtë e mbyllur deri në mes të muajit qershor. Ditën e sotme, u ftuan liderët që të zgjasnin kohën e ndalimit të udhëtimit për 30 ditë të tjera për shkak të pándemisë së korònavirusit.

Nënkryetari Margaritis Schinas tha: “Objektivi i rëndësishëm për të kufizuar përhapjen e koronavirusit përmes ndërveprimit shoqëror mbetet ende. Pavarësisht progresit në shumë shtete europiane, situata në të gjithë botën është delikate. Është e domosdoshme që çdo veprim i ndërmarrë të jetë gradual, me marrjen e masave të ndryshme në faza të ndryshme

Afati i mëparshëm për të cilin kishin rënë liderët europianë për kufizimin e lëvizjes ishte deri më 15 maj. Ndërkohë afati i ri i propozuar është më 15 qershor