Niveli i lartë i borxhit publik, të ardhurat e ulëta dhe deficiti i llogarisë korente nuk i jep shumë hapësirë vendit për politika nxitëse fiskale. Shqipëria alokoi më pak fonde si mbështetje direkte tek qytetarët e saj në paketat e ndihmës anti-COVID, me vetëm 0.86% të PBB-së, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë marrë masa mbrojtëse për menaxhimin e krizës që krijoi pandemia COVID, duke siguruar mbështetje direkte, me fonde për bizneset dhe qytetarët. Instrumentet e përdorura janë të ngjashme dhe përfshijnë programe të subvencionimit të interesave të kredive, shtyrje të afatit të pagesave të taksave dhe kredive ose subvencionimi i pagave për bizneset e prekura. Planet e masave zënë nga 1 deri në 7% të PBB-së në secilin nga gjashtë vendet.
Por nga pagesat direkte, në llogaritë e qytetarëve dhe bizneseve tregojnë se Serbia ofroi mbështetjen më të madhe për bizneset dhe qytetarët e saj, ndërsa Shqipëria më të ulëtën. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, fondet direkte, si pagesa te shtresat në nevojë dhe qytetarët që humbën punën si dhe bizneset që rrezikuan falimentin në Shqipëri ishin sa 0.86% e PBB-së në vend, rreth 11 miliardë lekë (97 milionë euro)
Kjo shumë u shpërnda nëpërmjet dy paketave. Në paketën e parë do të përfitonin pagë minimale 26 mijë lekë, rreth 60 mijë persona që humbën punën nga kriza. Nga paketa e dytë do të përfitojnë një pagesë të vetme 40 mijë lekë, 176 mijë punonjës, kryesisht të bizneseve të mëdha.
Mbështetjen direkte më të madhe e dha Serbia me 3,2% të PBB, teksa e gjitha paketa, duke përfshirë garancitë për kredi të bizneseve dhe shtyrjet e taksave ishte mbi 6% e PBB-së. Në Bosnjë, mbështetja direkte arriti në 1.5 të PBB-së dhe në Maqedoni 1,2 të PBB.
Hisen Xhemaili, ministër për Çështjet Vendore në Maqedoni, tha se, paketa e mbështetjes direkte është 200 milionë euro. Kjo shumë, sipas tij, është shpërndarë në rreth 250 mijë të punësuar, duke kompensuar pagën minimale prej 230 eurosh. Xhemaili tha se pjesa më e madhe e paketës ka shkuar për mbështetje direkte, ndërsa shtoi se, rreth 95 milionë euro janë garanci që qeveria i ofron ndaj bankave që të kreditojnë biznesin me interesa jo më shumë se 1.5