Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimin të qeverisë për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë. Basha në një reagim në mediat sociale shkruan se vendimi i sotëm është një akt lufte dhe një provokim ndaj BE-së.
“Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës”, shkruan Basha.
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar sot ka marrë sot vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore.