Agjencia e Shëndetit Publik në Suedi bën me dije se numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në vend ka shkuar mbi 3000 duke parakaluar kështu të gjitha vendet e tjera fqinje nordike.

Në 24 orët e fundit në Suedi 99 persona e humbën betejën përballë pandemisë së koronavirusit duke e çuar bilancin e viktimave në 3040.

Suedia ka mbajtur një qëndrim me masa shumë më të lehta kundër Covid19 krahasuar me vendet e tjera evropiane, duke lënë të hapura shkollat dhe shumicën e dyqaneve dhe restoranteve. Ajo është fokusuar më shumë në masat e distancimit social dhe higjienën e mirë te qytetarët.