
Portali EAlbania ka publikuar listën e bizneseve që do të hapen pas datës 4 maj.
Listën e kryesojnë tregtia e veshjeve, këpucëve apo tekstileve të përdorura apo të reja në dyqane tende, tregje dhe qendra tregtare.
Nga e hëna e ardhshme do të dalin në rrugë edhe shoferët e rinj të cilët marrin mësime për kursin e patentës. Gjithashtu do të lejohen të nisin punën kurset e ndryshme, arsimi kulturor, bibliotekat si dhe krijimtaria artistike.
Në 4 Maj do të hapen edhe muzetë dhe ambientet e tjera të frekuentuara nga turistët.
Këto biznese do të lejohen të nisin punë në masa anti covid, duke garantuar shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.